Telenews

Neymar zbulon se ishte afër kalimin te Bayern Munichu, tregon edhe arsyen

Neymar Junior ka zbuluar se Pep Guardiola u përpoq ta joshte atë të transferohej në Bayern Munich para se të bashkohej me Barcelonën.

Sulmuesi brazilian ishte afër të bindej për të kaluar te Bavarezët nga Santosi, por në fund zgjodhi t’i bashkohet Barcelonës, ku pjesa tjetër është histori.

“Për pak shkova te Bayern… për shkak të Pep Guardiolës. Pasi fitova çmimin Puskas, babai im më thirri në orën 2 të mëngjesit që e mora dhe më tha të hapja derën… Unë isha në shorce”, kujton fillimisht Neymar.

“Ishte babai im, Pep Guardiola, dhe një përkthyes! Pep tha: “Dua të nënshkruaj me ty dhe të të marr me vete, pavarësisht se në cilin klub shkoj. Unë do të të bëj lojtarin më të mirë në botë”.

“Më tregoi një dokument, hapi laptopin dhe më shpjegoi se ku do të luaja. Ai gjithashtu më tha: “Nëse nuk shënon 60 gola në një sezon, unë do të ndryshoj emrin tim”.

“Isha si… mirë, por cili ekip? Pep tha se nuk mund të më thoshte. Por unë e binda atë dhe ai më në fund pranoi: “Unë do të shkoj në Bayern”, përfundoi braziliani./Telenews.al/

Të ngajshme

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

KushtrimGuraj

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

KushtrimGuraj

Basketboll / Bora e mposht Trepçën, Bashkimi bëhet lider i tabelës

Donat Hashani