Telenews

Nga e hëna hyn në fuqi një vendim i ri për deponinë e Sferkës

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. njofton të gjithë klientët juridikë (bizneset) se, duke filluar nga dita e hënë, më 10.08.2026, ndalohet dërgimi i mbeturinave në mënyrë individuale nga vetë bizneset në Deponinë Sanitare Rajonale në Sferkë të Thatë, pa autorizim paraprak nga kompania.

Kjo masë merret duke pasur parasysh se KRM “Ambienti” Sh.A. ofron shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme, në përputhje me itineraret dhe kontratat e lidhura me klientët.

“Me këtë rast, rikujtojmë të gjithë klientët juridikë se janë të obliguar:
• të përdorin shërbimin e grumbullimit të mbeturinave që ofrohet nga KRM “Ambienti” Sh.A.;
• të kryejnë me kohë pagesën e obligimeve financiare ndaj kompanisë, në përputhje me faturat e lëshuara;
• të deklarojnë saktë sasinë e mbeturinave, me qëllim të tarifimit korrekt, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë klientët juridikë.
Kompania do të shtojë kontrollet në terren dhe në hyrje të deponisë. Çdo rast i dërgimit të paautorizuar të mbeturinave ose i shmangies së procedurave të përcaktuara do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të kompanisë” thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Besoni apo jo, kjo aktore bukuroshe ka 70 vjet jetë

Yllka Gashi

I nxehti i madh në Korenë Veriore, Kim Jong i sygjeron popullit supën me mish qeni!

Yllka Gashi

Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

Yllka Gashi