Telenews

Nga kush do të pritet në Rinas sekretari Blinken?

 

 

Rreth orë 11:00 pritet të preki tokën shqiptare avioni special i Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin udhëton drejt Shqipërisë sekretari Antony Blinken.

DASh ka kërkuar që ceremonia e pritjes të jetë sa më minimale, shkruan TCh. Do të jetë ministri Punëve të Jashtme, Igli Hasani ai i cili do ti urojë mirëseardhjen.

Do të jenë edhe amabsadori i Shqipërisë në ShBA, Ervin Bushati bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë, David Wisner.

Në tapetin e kuq do të jenë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikanë që shërbejnë në ambasadën Amerikane në Tiranë.

Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe në Tiranë.

Të ngajshme

ShBA paralajmëron Iranin se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në takimin e OKB-së

Valjeta Turkaj

Mbi 350 automjete të paregjistruara: Policia rrit kontrollin e trafikut në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Rekord: Biletat për “Eurovision 2026” shiten brenda minutash

Valjeta Turkaj