Telenews

Nga një muaj paraburgim për të përfshirët në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”

Nga një muaj paraburgim është vendosur ndaj pesë të dyshuarëve të përfshirë në rastin e përleshjes mes grupeve “Sekiraqët” dhe “Capat”, ku mbeti një i vrarë në Aktash të Prishtinës ditë më parë.

Bëhet e ditur se kjo u vendosë në seancën e sotme që u zhvillua rreth orës 14:00 në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Nga një muaj paraburgim është vendosur ndaj S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A.

Të dielën e 1 gushtit të këtij viti në Aktash u shkrepën rreth 100 plumba, ku mbeti i vrarë një person. Të përfshirë në këtë përleshje me armë ishin grupet “Sekiraqët” dhe “Capat”.

Të ngajshme

Reshje bore në zonat malore – Kujdes në rrugë –

KushtrimGuraj

Mashtrimi i rëndë i Endrit Azemit, nis kthimi i parave të mbledhura –

KushtrimGuraj

Vendimi i Apelit për Murselin e Plavën, reagon familja Ademaj: Urojmë t’u vijë fundi vrasjeve të grave –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…