Telenews

Nga Qeveria tregojnë se pse Kurti nuk mori sot pjesë në mbledhjen për zgjedhje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në takimin e presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi

“Dreka është caktuar më 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, tha ai për portalin Telegrafi.

Ndërkaq, takimi i ftuar sot nga presidentja me liderët partiakë është mbajtur pa kryetarin e Vetëvendosjes.

Pas takimit, Osmani ka thënë se nuk i di arsyet e mungesës së kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin e thirrur të mërkurën për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta me liderët e partive politike.

Pas takimit, në një konferencë për media, Osmani u ka sugjeruar gazetarëve të shkojnë ta pyesin vetë Kurtin për mungesën.

Të ngajshme

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

KushtrimGuraj

Barduani pret emisaren britanike, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj

Trump thotë se Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën

Donat Hashani