Telenews

Nga sot, euro valuta e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve në Kosovë

Që nga sot ( 12 maj), valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.

Në Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se “valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro”.

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e Rregullores, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për popullsinë në veri të Kosovës.

Marrëveshje në Bruksel nuk u arrit as pas gjashtë takimeve.

Ndërkaq, takimi i radhës do të zhvillohet më 13 maj.

source

Të ngajshme

ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba –

KushtrimGuraj

Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë –

KushtrimGuraj

Kosova dhe Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në mbrojtje, në fokus edukimi ushtarak

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…