Telenews

Ngjarje tragjike në Slloveni: Rrokulliset autobusi me plot pasagjerë, të paktën kaq të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin slloven, ku raportohet edhe për viktima.

Në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin kanë humbur jetën së paku tre persona.

Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, shkruan 24ur.

Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.

Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.

Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim.

Të ngajshme

Tirana me çmimet e apartamenteve më të shtrenjta pas Parisit dhe Beogradit

Donat Hashani

Nga sot, ndezja e dritave të veturës ditën nuk është e detyrueshme në Kroaci

Donat Hashani

Medvedev kërcënon NATO-n: Rusia do të vë në shënjestër paqeruajtësit e saj, nëse vendosen në Ukrainë

Donat Hashani