Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike lanson Platformën e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civilë. Marrin pjesë: kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike Lulëzon Jagxhiu dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz (Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Hajvali, ora 9:30)
Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, ora 10:00)
Instituti Albanologjik nga 18 deri me 22 maj, organizon konferencën shkencore “Java e Albanologjisë”. Në ditën e parë mbahet sesioni i Gjuhësisë me temë “Shqipja në rrethanat e sotme digjitale”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 10:00)
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media: Planit vjetor të auditimit 2025/2026. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)
Në kuadër të platformës Java e Gruas (WoW), Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon debatin me temë: “Koordinimi për barazi: Zgjidhje lokale për kujdesin dhe mbrojtjen sociale”(Salla e Kuvendit Komunal të Vitisë)

