Krerët shtetëror së bashku me kabinetin qeveritar, ministrin e punëve të brendshme, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korin diplomatik dhe zyrtar të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku. (Ora 10:30)
Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ua kanë drejtuar partive parlamentare të Kosovës një ftesë për tryezën politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”. (Selia e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, rruga Elben Dërvishaj, nr. 1, Prishtinë, ora 11:00)

