Telenews

Ngjarjet e datës 7 qershor

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi voton në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Pas votimit, ai do të japë deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit, ora 07:00)

KQZ mban konferencën e parë, njofton për fillimin e procesit të votimit. (KQZ, ora 08:00)

Kryetari i Nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, voton në Gllogjan. (Shkolla “Heronjtë e Dukagjinit”, në Gllogjan, ora 09:00)

 

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, voton në Fakultetin Juridik. (Fakluteti Juridik, ora 09:30)

 

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, voton në Gjakovë. (Shkolla “Fehmi Agani”,  në Gjakovë, ora 10:00).

 

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, voton në shkollën “Meto Bajraktari”. (Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, ora 10:30)

 

KQZ mban konferencën e dytë, njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor. (KQZ, ora 11:30)

KQZ mban konferencën e tretë, njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë. (KQZ, ora 15:30)

KQZ mban konferencën e katërt, njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve. (KQZ, ora 19:30)

 

 

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) për ditën e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme:

 

Konferenca e parë e DnV-së, njoftim fillestar mbi vëzhgimin e procesit zgjedhor dhe hapjen e qendrave të votimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00)

Konferenca e dytë e DnV-së, prezantohen të dhënat paraprake nga vëzhguesit në terren mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe raportimet e deritanishme. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00)

 

Konferenca e tretë e DnV-së, publikohen të dhënat e përditësuara mbi procesin zgjedhor dhe ecurinë e votimit deri në këtë orë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 18:00)

Konferenca e katërt e DnV-së, njoftim për përfundimin e procesit të votimit dhe të gjeturat kryesore nga vëzhgimi gjatë ditës së zgjedhjeve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 20:30)

Piano and Dance, një projekt unik artistik prezantohet në kuadër të edicionit të 16-të të Chopin Piano Fest Prishtina. (Klan Arena, Prishtinë, ora 20:00)

 

 

 

Të ngajshme

Horoskopi Ditor – E Diel, 7 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

“Nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së”-Lushtaku me deklaratë të fortë ndaj Kurtit

Blearta

Sharon Stone: Nuk e kam dëgjuar kurrë nënën time të më thotë “të dua”

Blearta