Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Departamentit Special të Gjykatës Themelore dhe atij të Apelit në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00).
Aleanca Franceze e Prishtinës fillon me sesionin e ri ku do të hap dyert për vizitorët. (Aleacna Franceze, ora 10:00).

