Telenews

Ngjarjet kryesore për sot

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Këshillit Gjyqësor, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB 2024). (ish-Pallati i Mediave – “Rilindja” (Objekti i ri qeveritar), ora 09:00)

Instituti GAP dhe Helvetas/projekti DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia,  organizojnë tryezën e diskutimit ku do të prezantohet analiza “Planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2025”.(Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, mbahet tryezë dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë ZKM, Salla P38, ora 11:00)

Komuna e Prishtinës mban ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 15:00)

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin pas takimeve zyrtare në Prishtinë, do të mbajë një konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 18:00)

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj