Telenews

Ngjarjet kryesore për sot

Internews Kosova (IKS) publikon raportin “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim II”, i cili është hartuar në kuadër të projektit “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në baza gjinore”, dhe është mbështetur nga Bashkimi Europian. (Hotel “Prishtina”, ora 09:00)

MCC/MCA Kosovë, lanson projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë. (Hotel “Emerald”, 09:30)

Hapet festivali i poezisë dhe simpoziumi i 13 të, më ç’rast do promovohet romani KOMPLOTI nga Ben Blushi, i cili do të jetë prezent (Instituti Albanologjik, ora 10:30)

Mbahet Konferencë për shënimin e Javës Ndërkombëtare te Njeriut me Shkop të Bardhë Me moton; Një shkop i bardhë, një vizion i pastër, bashkë për të drejtat e njeriut. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pritet të votojë raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023, si dhe shqyrton Raportin me rekomandime për lexim të dytë i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban takimin e radhës. (Objekti i KPK, ora 13:30)

Të ngajshme

Policia e Kosovës kap një kamion me mallra nga Serbia

Donat Hashani

Scholz e viziton vendin ku ndodhi sulmi në Magdeburg, vendosi edhe lule

Donat Hashani

Informacione të reja rreth të dyshuarit për sulmin në Magdeburg

Donat Hashani