Telenews

NGJARJET KRYESORE QË SHËNOJNË DITËN E SOTME NË KOSOVË

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.
Ngjarjet e datës 30 mars 2022:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Invacionit, Arbërie Nagavci, dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për të diskutuar rastet e dhunës nëpër shkolla, si dhe masat e ndërmarra nga ana e Institucioneve kompetente. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Institutit Riinvest të i’u ftojmë të merrni pjesë në debatin me temën “E ardhmja e thëngjillit në Kosovë”. (Hapësirat e Institutit Riinvest, rruga Lidhja e Prizrenit, nr.56 në Prishtinë, ora 10:00).

– Banka Qendrore dhe Fondi i Kursimeve Pensionale raportojnë para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve dhe rreth stabilitetit financiar në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 
– Mbahet seanca e 6-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvenditet Komunal te Mitrovicës, ora 10:00)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në bashkëpunim në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit organizon tryezën e diskutimit me temë “Rregullimi ligjor i konsumimit të pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
– Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

– Lëvizja FOL mban konferencë për media me c’rast do të bëjë publikimin e raportit të monitorimit të përzgjedhjes së disa pozitave të larta shtetërore. (Hotel Prishtina, ora 10:30)
– Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës prezantojnë një studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import. (Swiss Diamond, ora 11:00)
– Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Opterushë të Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Opterushë, ora 11:00)
– Aleanca Kosovare e Bizneseve sektori i ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor ju ftonë të merrni pjesë në konferencën për media me temë: Pengesat dhe Sfidat e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë. (Salla e konferencave e AKB-se, Lagja Tophane, ora 11:00)
– Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve fshatin Hoçë e Vogel. (Hoçë e Vogel, ora 12:00).

Të ngajshme

Mashtrim me donacione e termine vizash, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një gruaje në Pejë

Yllka Gashi

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte

Yllka Gashi

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Yllka Gashi