Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

 

 

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Shërbimet Private të Sigurisë.  (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, me raport amendamente të Komisionit Funksional për  Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare- vazhdim nga seancat e kaluara. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Haki Abazi, deputet i pavarur, organizon aktivitetin simbolik “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”. (Kuvendi i Kosovës ora 10:00)

Mbahet dita e dytë e panairit Expokos. (Salla “1 Tetori” Prishtinë, ora 10:00-16:00

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhje mbi planin zhvillimor. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për letërnjoftimin, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

YIHR KS, në emër të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN), lanson raportin e Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Mbahet seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurit D.K.,  i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi dhe veprës penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë. (Gjykata Themelore Ferizaj, ora 10:00)

Publikohet studimi “Përmirësimi i Klimës së Biznesit – Rritja e Investimeve. Propozime nga biznesi gjerman në Kosovë”, realizuar nga German Economic Team (GET) për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK). Marrin pjesë ambasadori gjerman Jorn Rohde, dhe Norbert Schultes, udhëheqës i Divizionit për Administrim të Partnerëve Ndërkombëtar nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës (BMWK). (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:30-13:00)

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të agjendës së kontratës sociale për Ferizaj. (Shkolla e Arteve “Çesk Zadeja” Ferizaj, ora 11:00-12:30)

Hapet ekspozita “Artistë dhe Refugjatë”. (Holli i Ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, 18:00)

Komuna e Rahovecit takim në 25-vjetorin nga zhdukja e Ukshin Hotit. (Shtëpia-muze e Ukshin Hotit, Krushë e Madhe, ora 19:00)

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani