Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

 

 

Oda Ekonomike e Kosovës organizon Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “PRISHTINA 2024”. (“Prishtina Business Center”, Zona Industriale në Çagllavicë, ora 11:00)

Lansohet projekti “Më Shumë Zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Kosovë – Faza 2”. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2023 dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

 

Përurohet monografia “Sali Çekaj, veprimtaria politike dhe ushtarake” me autor Frashër Demaj. (Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, ora 12:00)

Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë një takim të shkurtër informues dhe përditësues, pa raportim, për gazetarët e interesuar. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 15:00)

Tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginë. Marrin pjesë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, kandidati për kryetar të Bujanocit, Ragmi Mustafi, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. (Amfiteatri i madh, Fakulteti Juridik, ora 18:00) 

 

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani