Telenews

Ngritët aktakuzë ndaj Haxhi Shalës

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala po akuzohet nga Prokuroria Speciale se ka kryer veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Prokuroria po e akuzon Shalën se në mënyrë të kundërligjshme iu janë shtuar tri vota në zgjedhjet e 2021-ës.

Së bashku me ish-deputetin e AAK-së janë akuzuar edhe 6 persona tjerë.

“Në mesin e të akuzuarve janë: H. Sh. Ish deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të pandehurve S. M., A.K., I. H., G. H., dhe D. G. që të gjithë zyrtarë të Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së dhe të pandehurit P.P”, thuhet në njoftim

Të ngajshme

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Valjeta Turkaj

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj