Telenews

Nis epoka Arbeloa te Real Madridi

Alvaro Arbeloa ka bërë sot stërvitjen e parë me Real Madridin.

Trajneri i ri ka mbledhur lojtarët në “Valldebebas” ku do të vijojë punën si zëvendësues i Xabi Alonsos.

“Gegenpressing” është stili që Arbeloa do të tentojë të fus te Reali, loja që dikur Klopp e bënte te Liverpooli.

Pikërisht Klopp është idoli i Arbeloas si trajner.

Atmosfera në skuadër do të jetë sfida e parë e trajnerit të ri duke e pasur parasysh se ekipi ka probleme të brendshme me të cilat është përballur edhe Alonso.

Arbeloa do të debutoi nesër ndaj Albacetes në ndeshjen e kupës.

Të ngajshme

Rënia e një kampioni: Klubi anglez dënohet me -6 pikë pasi theu rregullat financiare nga Liga Premier

KushtrimGuraj

Mikel Arteta i bën ftesë ish-yllit të Arsenalit t’i bashkohet stafit të tij të trajnerëve

KushtrimGuraj

Agim Ademi kryetar i FFK-së, e vazhdon mandatin e radhës katërvjeçar

Valjeta Turkaj