Telenews

Nis shitja e biletave për finalen vendimtare, Trepça – Peja

KB Trepça ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e pestë finale ndaj Pejës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, në palestrën sportive “Minatori”,

Ndeshja pritet të jetë tejet interesante për faktin se skuadra fituese do të shpallet edhe kampione e Kosovës për këtë sezon.

Klubi mitrovicas bëri të ditur se biletat kanë dalë në shitje sot, në dyqanin zyrtar të klubit.

Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave, teksa personat nën moshën 16-vjeçari nuk mund të pajisen me biletë pa prezencën e prindit.

Njoftimi i plotë nga KB Trepça:

“Të nderuar tifozë,

biletat janë tani në shitje në dyqanin zyrtar të klubit. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave.

Vërejtje:

Personat nën moshën 16-vjeçare nuk mund të pajisen me biletë pa prezencën e prindit.

Një biletë vlen për një person dhe nuk mund të futet në palestër asnjë person i çfarëdo moshe nëse nuk posedon biletë.

Faleminderit”.

Të ngajshme

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi

Leao i ofrohet tri klubeve të Premierligës

Yllka Gashi

Ish-ylli i Premierligës akuzohet për një sulm ndaj një tifozi

Yllka Gashi