Telenews

Nis takimi Kurti-Escobar-Lajçak

Delegacioni i përbërë nga përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe të përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zgjasë dy orë, raporton transmetuesi publik.

Ky takim vjen pas tensioneve në veri.

Lajçak dhe Escobar pritet t’ia shtrojnë kërkesat e Brukselit dhe Uashingtonit kryeministrit Kurti, në lidhje me hapat urgjent që duhet ndërmarrë drejt qetësimit të situatës në veri të Kosovës.

Të ngajshme

Vendimi i Gjykatës Speciale, Hoti kërkon që të mblidhet kuvendi

Yllka Gashi

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi

“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë

Yllka Gashi