Telenews

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi

Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin Francës, Emanuel Macron.

Takimi është duke u mbajtur në Kishinau të Moldavisë në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

Takimi trepalësh ishte planifikuar të mbahet rreth orës 17:00, por i njëjti tashmë ka filluar.

Siç shihet edhe nga fotografitë e dërguara nga kameramani i RTK-së, Krenar Statovci, i cili po përcjell nga afër këtë ngjarje, në njërën anë janë të ulur kancelari Scholz e presidenti Macron.

Ndërkohë, në anën tjetër, presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami./RTKlive.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj