Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve locale.
Ndryshe nga partitë e tjera që po përfaqësohen nga liderët e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar Albulena Haxhiun.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.