Spektakli më i madh evropian i muzikës, Eurovision Song Contest 2025, ka nisur zyrtarisht sonte (e martë, 13 maj) me gjysmëfinalen e parë, që po zhvillohet në qytetin Bazel të Zvicrës.
Skena madhështore në St. Jakobshalle është ndezur me performanca nga artistë të 15 shteteve pjesëmarrëse, në një mbrëmje që premton muzikë, emocione dhe spektakël të jashtëzakonshëm.
Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga grupi Shkodra Elektronike, të cilët do të ngjiten në skenë me këngën “Zjerm” – një kombinim i fuqishëm i elementeve tradicionalë shqiptarë me tinguj elektronikë bashkëkohorë. Ata do të performojnë të 12-tët në renditjen zyrtare të mbrëmjes.
Më poshtë, renditja e plotë e shteteve pjesëmarrëse në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025:
1. Islanda: VÆB – RÓA
2. Polonia: Justyna Steczkowska – GAJA
3. Sllovenia: Klemen – How Much Time Do We Have Left
4. Estonia: Tommy Cash – Espresso Macchiato
(Spanja: Melody – ESA DIVA)
5. Ukraina: Ziferblat – Bird of Pray
6. Suedia: KAJ – Bara Bada Bastu
7. Portugalia: NAPA – Deslocado
8. Norvegjia: Kyle Alessandro – Lighter
9. Belgjika: Red Sebastian – Strobe Lights
(Italia: Lucio Corsi – Volevo Essere Un Duro)
10. Azerbajxhani: Mamagama – Run With U
11. San Marino: Gabry Ponte – Tutta L’Italia
12. Shqipëria: Shkodra Elektronike – Zjerm
13. Holanda: Claude – C’est La Vie
14. Kroacia: Marko Bošnjak – Poison Cake
(Zvicra: Zoë Më – Voyage)
15. Qipro: Theo Evan – Shh
(Shënim: Spanja, Italia dhe Zvicra janë pjesë e vendeve të kualifikuara automatikisht në finale, por performojnë sonte si pjesë e shfaqjes).
Finalistët e mbrëmjes do të përzgjidhen përmes një kombinimi të votës së publikut dhe jurive profesionale nga shtetet pjesëmarrëse. Shqipëria synon të sigurojë një vend në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën më 17 maj.