Qytetarë të komunitetit turk në Prishtinë, me organizimin e shoqatës joqeveritare “Gerçek”, kanë bërë organizuar mbledhjen e ndihmave materiale dhe financiare për popullatën e Turqisë që u prek nga tërmetet vdekjeprurëse më 6 shkurt, raporton Anadolu, transmeton Telenews.al
Një nga nismëtarët e fushatës për mbledhjen e ndihmave, Yildiray Bayram, tha për Anadolu se fushata ka nisur dje dhe sot kamioni i parë do të niset për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, atje ku një avion i mallrave do të niset drejtë Turqisë në mbrëmje.
“Sipas planeve tona do të mbledhim ndihma deri të shtunën pasdite, kur do të dërgojmë raundin e fundit të ndihmës. Megjithatë, sipas nevojës do të vazhdojmë fushatën”, tha Bayram.
Sipas tij, thirrjes për ndihmë përveç, turqve, iu përgjigjën edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe boshnjak.
Ndihmat materiale janë grumbulluar në objektin e organizatës “Gerçek” në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në lagjen “Tophane” të Prishtinës.
Ambasada e Tükiye-s në Kosovë ka hapur edhe një xhirollogari për mbledhjen e ndihmave financiare, përkatësisht në Ziraat Bank, dega në Kosovë. /Telenews.al/

