Telenews

Një 46-vjeçar vdes në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza”

Një 46-vjeçar ka vdekur në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, si pasojë e problemeve shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Të ngajshme

Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me paisjet elektronike

Yllka Gashi

Shtyhet seanca për Masakrën e Mejës, munguan tre avokatë – seanca e radhës më 25 shtator

Yllka Gashi

Gruda: Kurti i dëshiron të gjitha pushtetet, ne nuk mund t’ia lejojmë

Yllka Gashi