Telenews

Një detaj që të gjithëve u ka shpëtuar! Flamujtë e Arabisë Saudite dhe Uruguajit të vetmet që nuk prekën tokën gjatë himneve

Një detaj interesant është parë në ndeshjen e Botërorit mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit.

Gjatë intonimit të himneve, dy flamurët e këtyre shteteve ishin nga të vetmet të cilat nuk prekën tokën, si shkak i një ligji në Arabinë Saudite rreth flamurit të tyre shtetëror.

Sipas ligjit saudit, flamuri i tyre nuk duhet të prekë kurrë tokën ose ujin, sepse teksti në flamur përmban deklaratën islamike të besimit: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi është i dërguari i Allahut”.

Shoqata Saudite e Futbollit i dërgoi një kërkesë të veçantë FIFA-s për të respektuar këtë ligj, dhe organi qeverisës i futbollit vendosi ta pranonte atë.

Ndeshja Arabi Saudite-Uruguaj u përfundua me rezultat 1-1.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 shtator

Rrezarta Ramaj

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Akrepat e “Orës së Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së dëgjohen edhe jashtë kufijve – nis numërimi në Dyseldorf –

KushtrimGuraj