Telenews

Një ditë e madhe për Palestinën: Edhe Spanja e njeh si shtet, Kongresi shpërthen në duartrokitje

 

 

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në seancën e sotme të Kongresit njoftoi se Spanja do të ndjekë hapat e Norvegjisë dhe Irlandës dhe do të njohë shtetin e Palestinës.

Në seancën e Kongresit që filloi në orën 9 të mëngjesit, Sanchez foli për njohjen e Palestinës që në fillim të seancës.

“Ka ardhur koha për të kaluar nga fjalët në vepra. Ne do të mbrojmë shtetin palestinez për koherencë. Ne mbrojmë të njëjtin vendim në Ukrainë dhe Palestinë”, tha Sanchez.

Pas kësaj fjalie, në Kongresin e Spanjës pasuan duartrokitje të mëdha, kryesisht nga përfaqësuesit e së majtës, përkatësisht Partia Socialiste e Punëtorëve dhe Lëvizja Sumar.

Ashtu si në rastin e Norvegjisë dhe Irlandës, njohja do të bëhet përfundimtare më 28 maj.

“Është e nevojshme të ruhet ideja e dy shteteve. Netanyahu bëhet sikur i shurdhër dhe e ndëshkon popullsinë me uri dhe terror. Netanyahu nuk ka asnjë projekt paqeje për Palestinën”, tha Sanchez.

Të parët që mbajtën një konferencë për shtyp sot ishin politikanët nga Norvegjia dhe kryeministri tha se njohja e Palestinës është një hap i domosdoshëm drejt paqes.

Jo shumë kohë më pas, vijoi adresimi i kryeministrit irlandez, Simon Harris, i cili tha se Irlanda e njeh nga sot shtetin e Palestinës.

Të ngajshme

Tre të plagosur nga të shtënat në Antwerp të Belgjikës, dyshohet për përfshirje të shqiptarëve

Donat Hashani

Tërmet në Turqi, raportohet se në Malatya është shembur një ndërtesë

Donat Hashani

Regjistrimi i fundit thotë se në Mal të Zi më pak se pesë për qind e banorëve janë shqiptarë

Donat Hashani