Telenews

Një grua argjentinase bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, ku një grua me nënshtetësi argjentinase ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi e një ndërtese ku po qëndronte së bashku me një person i cili është shtetas i Zvicrës.

Ky i fundit është arrestuar si i dyshuar për rastin i cili është cilësuar si ‘Vrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu