Një grua rreth 80 vjeçe është gjetur pa shenja jete të enjten në rrugën “Imzot Nikprelaj” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e kryeqytetit, Agron Borovci, konfirmoi se policia dhe mjekët emergjentë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Borovci.