Telenews

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se në Emergjencë janë pranuar tre pacientë si pasojë e aksidentit.

Sipas spitalit, njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe, sipas spitalit, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Kosovës po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të ngajshme

Rordi arrin për teste mjekësore te Barcelona

Yllka Gashi

FIFA fillon hakmarrjen, shkarkon drejtuesin e lartë që kritikoi Infantinon

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 18 gusht

Rrezarta Ramaj