Një rreth 40-vjeçar, me inicialet I.S., është arrestuar sot në Jarinjë, në kuadër të hetimeve për një rast të falsifikimit të dokumenteve.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Leposaviq.
Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa pjesë të uniformës.
Ndërkohë, si provë materiale për rastin e falsifikimit të dokumenteve është sekuestruar edhe një telefon personal Redmi 5G.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh, me vendim të prokurorit.

