Telenews

Një i vrarë e një i plagosur në Gjakovë

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia, përmes zëdhënësit rajonal Sheremet Elezi.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Elezaj

Të ngajshme

Schuebel: BE-ja është në krah të Kosovës, të vazhdohet puna drejt synimit të përbashkët –

KushtrimGuraj

AUV-i nis programimin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen –

KushtrimGuraj