Telenews

Një kosovar dhe një maqedonas arrestohen në Zvicër nën dyshimet për terrorizëm

Një shtetas kosovar dhe një maqedonas janë arrestuar në Zvicër, nën dyshimin për mbështetje të organizatave terroriste.

Dy anëtarët e dyshuar të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, janë arrestuar si pjesë e një serie bastisjesh të koordinuara të policisë në Zvicrën perëndimore.

Dy të dyshuarit e arrestuar janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët federalë, të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza dhe për sa kohë do t’i mbajnë ata në paraburgim.

Katër shtëpi u kontrolluan në kantonet Vaud dhe Gjenevë, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane, raporton Sëiss.info.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 tetor

Rrezarta Ramaj

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Rrezarta Ramaj