Telenews

Një në katër gjermanë gënjejnë kur shesin veturën

Në tregun e dorës së dytë për shitjen e veturave, qëllimi është të arrihet çmimi më i mirë i mundshëm, ndaj shitësit ndonjëherë nuk zgjedhin mjetet.

Sipas një sondazhi të 2.300 platformave të blerjes së veturave Heycar dhe YouGov, pothuajse një në katër shoferë në Gjermani (23 për qind) mashtronin kur shisnin veturën e tyre të përdorur për të marrë një çmim më të lartë.

Në shumicën e rasteve, gërvishtjet hiqeshin kozmetikisht (12 për qind), dhe fshehja se brenda veturës është pirë cigare (6 për qind).

Edhe pse rreth tre të katërtat (74 për qind) e të anketuarve deklaruan se nuk kanë mashtruar kurrë, 39 për qind e blerësve të veturave të përdorura janë të bindur se janë mashtruar kur blejnë një automjet të përdorur.

Rreth 17 për qind deklaruan se aksidentet dhe dëmtimet e veturës nuk ishin raportuar me ndershmëri, ndërsa tetë për qind e klientëve ishin të sigurt se kilometrazhi i veturës së tyre ishte i falsifikuar.

Të ngajshme

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Rrezarta Ramaj

Trump e kishte quajtur xhihadist, El-Sayedin kishte premtuar dhe e realizoi: Nga nëntori do të më quaj senator

Rrezarta Ramaj