Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë nga një i dyshuar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Telenews.al.
Viktima është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ndodhet nën sigurimin e njësive policore.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se i dyshuari është në kërkim, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe hetimet janë në vazhdim./Telenews.al./