Telenews

Prokuroria e Pejës me një operacion të madh, arrestime edhe në Prishtinë për krimin e detyrimit

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar kanë realizuar një operacion ku kanë vënë në pranga katër persona.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se tre nga ta dyshohen për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”.

“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje” që të katërt arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se ndaj tyre do të caktohet masa e ndalimit dhe do të ndërmerren veprime të tjera ligjore.

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj