Kanceri i veshkave shpesh nuk ka simptoma të dukshme, kështu që mund të jetë mjaft e vështirë të dallohet.
Megjithatë, ekspertët thonë se ka disa shenja të sëmundjes që mund t’i vini re. Më i zakonshmi është gjaku në urinë, i njohur si hematuria. Jo domosdoshmërisht është fjala për kancer, mirëpo duhet ta vizitoni mjekun tuaj nëse është ndonjëherë e pranishëm gjaku në urinë.
Një nga treguesit më të pazakontë është djersitja “shumë e fortë”. Një simptomë e çuditshme, e cila shpesh shfaqet gjatë natës, e cila mund të paraqitet me temperaturë të lartë dhe ethe.
Simptomat tjera që ia vlen t’u kushtoni vëmendje janë:
Një gungë ose ënjtje në shpinë, nën brinjë ose në qafë
Dhimbje midis brinjëve dhe belit që nuk largohet
Humbja e oreksit
Humbje peshe pa u përpjekur ta bëni atë
Ndiheni të lodhur ose nuk keni energji
Veshkat janë dy organe të vogla në të dyja anët e shtyllës kurrizore, pak poshtë brinjëve. Ato largojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga gjaku, duke i kthyer në urinë.