Telenews

Një tjetër sulm në shkollat serbe, adoleshentja plagos me thikë një mësues dhe një nxënës

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një gjimnaz në Beograd.

Mediat serbe raportojnë se një ish-nxënëse të gjimnazit “Rugjer Boshkoviq” në Beograd, ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë.

Mësohet se adoleshentja është arrestuar nga policia.

Kujtojmë që një ditë më parë, 14- vjeçari K.K. vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues.

Ai aktualisht ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj në Beograd, ndërsa avokatja e familjes, Irina Boroviq tha se pas mesnate është intervistuar nga këshilli i mjekëve dhe se ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Të ngajshme

“Ku ka si ti Shqipëria ime!” jehon në sheshin e Munihut për 28 Nëntor

Donat Hashani

Uran Ismaili festën e 28 Nëntorit e kalon me Kadri Veselin në Hagë!

Donat Hashani

Në Shqipëri dënohet me dy vjet burg 33 vjeçari nga Kosova

Donat Hashani