Telenews

Një tjetër tërmet godet Turqinë, krijohet panik tek banorët

nje-termet-i-fuqishem-goditi-kalifornine-veriore

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 ball të shkallës Rihter goditi Kahramanmaras-in e shumëvuajtur të Turqisë, duke shkaktuar shqetësime të reja tek banorët.

Lëkundjet u regjistruan në orën 12:19 të mesditës me orën turke, me një thellësi fokale prej 7 kilometrash, ndërsa dy lëkundje të tjera të forta pasuan në më pak se një orë.

Konkretisht, një lëkundje me magnitudë 4.9 e më pas 4.3 ka ndodhur në mëngjes e tjetri pak orë më vonë.

Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD) tha se nuk ishin raportuar dëme apo viktima, ndërsa një profesor turk i sizmologjisë ia atribuoi lëkundjet paslëkundjeve të tërmeteve shkatërruese të shkurtit. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj