Telenews

NJERIU I AFËRT I RAMUSH HARADINAJT MORI LEJE NGA SERBIA SI SHTETAS SERB PËR BIZNES NË ”KRAHINËN AUTONOME TË KOSOVË-METOHISË” (DOKUMENT)

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti si këshilltar biznesmenin kosovar, Gazmend Abrashin që si shtetas i Serbisë kishte marrë leje nga autoritetet serbe për qëllme biznesore.
Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Syri net shihet se Abrashi është prezantuar si shtetas i Republikës së Serbisë, përderisa biznesi i tij ‘Feniks Farma DOOEL’ kishte fituar të drejtën e shpërndarjes së prodhimeve farmaceotike drejt Kosovës të cilës i referohet si ‘Krahinë Autonome e Kosovë-Metohisë’, shkruan Syri net Kosova.
Më tej në dokument thuhet se për lëshimin e kësaj leje nga Autoriteti i Konkurrencës së Serbisë, kompania farmaceotike e Abrashit kishte kryer detyrimin financiar prej plot 25 mijë euro.
“MIRATOHET në procedurë të shkurtuar përqendrimi i pjesëmarrësve në treg si rrjedhojë e marrjes së kontrollit të drejtpërdrejtë mbi shoqërinë “Feniks Farma DOOEL” [sh.p.k.], me seli në adresën ul. Jadranska magistralna, br. 31, Skopje-Butel, RIJ Maqedoni, regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë me numër 5519578, sa i përket shpërndarjes së synuar të prodhimeve farmaceutike në territorin e Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, duke përfshirë krejt “Listën e aseteve dhe kontratave kyçe” të datës 2 nëntor 2015, dhe që kontrollohet nga personi fizik Gazmend Abraši, shtetas i Republikës së Serbisë”
“KONSTATOHET se shoqëria “Feniks Farma DOOEL” [sh.p.k.], me seli në adresën ul. Jadranska magistralna, br. 31, Skopje-Butel, RIJ Maqedoni, ka përmbushur në plotëni detyrimin e saj për të paguar tarifën e lëshimit të këtij vendimi më 9 dhjetor 2015, duke paguar shumën prej gjithsej 25.000,00 euro (me fjalë: njëzetë e pesë mijë euro) në dinarë të kundërvlershëm sipas kursit mesatar të këmbimit të Bankës Kombëtare të Serbisë në ditën e pagesës, në llogari të Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, të hapur pranë Departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave”, thuhet mes tjerash në dokument.
Dokumente:
Shkarko dokumentin
Shkarko dokumentin e dytë

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi