Dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Albin Kurti e Ermal Krasniqi, do të luajnë në kompeticionin më të rëndësishëm në futbollin evropian, Champions League.
Dyshja kosovare, pjesë e Sparta Prague, kanë siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga kryeqyteti çek arriti ta mposht në fazën “play off” skuadrën e Malmos, me rezultat 4:0, llogaritur nga të dyja ndeshjet.
Në ndeshjen e tij të parë si debutues, Albion Rrahmani arriti të shënoj gol me fanellën e Spartas duke e vulosur kështu kualifikimin në Champions.
Përpos Rrahmanit e Krasniqit te Sparta janë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Qazim Laçi e Indrit Tuci.


