Njohësi i kriptovalutave, Lum Ramabaja, ka kritikuar draft-ligjin e Kuvendit të Kosovës për kripto-asetet, duke thënë se në rast të miratimit në këtë formë do ta kenë të pamundur bizneset të funksionojnë në Kosovë.
“Përmbajtja e draftit, ndërsa nuk është për me kesh po për me kajt. Niveli i inkompetences ke next level. Realisht është e pamundur me pasë crypto biznes në Kosovë nëse bohet ky ligj”.
Po ashtu, Ramabaja thotë se edhe përkthimi ka qenë tejet joprofesional.
“Përmbajtja e draft-ligjit t’ri për crypto në Kosovë po është bukur kriminele tbh. Këtë dokument qeveria nuk e ka përpilu (komplet kane fail [dështuar] në përkthim). Shumë më kish interesu me ditë kush ua ka dërgu dokumentin – a ECB, IFM, apo ndonjë entitet tjetër…”, ka shkruar ai.

