Telenews

Neymar rrezikon Kupën e Botës 2026, Brazili shqyrton përjashtimin nga skuadra

s’ka-rikthim-te-neymarit-te-brazili,-publikohet-lista-per-ndeshjet-e-marsit

Brazili ka nisur përgatitjet për Kupën e Botës 2026, por situata rreth Neymarit ka ngritur shqetësime serioze në kampin e Seleção-s.

Sipas raportimeve nga ESPN Brazil, federata braziliane e futbollit mund të marrë në konsideratë përjashtimin e Neymarit nga lista përfundimtare e turneut, nëse sulmuesi nuk arrin të rikuperohet deri më 12 qershor, një ditë para ndeshjes hapëse kundër Marokut.

Ylli brazilian ka pësuar një dëmtim dhe së fundmi iu nënshtrua një skanimi urgjent me rezonancë magnetike, ndërsa gjendja e tij fizike mbetet e paqartë.

Raportohet se situata ka shkaktuar shqetësim në kampin e Brazilit, me dyshime të mëdha mbi pjesëmarrjen e tij në Botëror, ndërsa përgatitjet e skuadrës vazhdojnë pa qartësi rreth rolit të tij.

Të ngajshme

Barcelona ia mësyn edhe mbrojtësit të Arsenalit

Valjeta Turkaj

Pas suksesit në futboll, Granit Xhaka provon veten edhe si aktor

Blearta

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet në Londër, mësohet data e saktë

Blearta