Telenews

Noizy reagon për herë të parë për raportin me Juliana Nurën

Noizy ka folur për të parën herë sa i përket raportit me Julin, një prej banoreve të Big Brother VIP Kosova.Teksa prej javësh ky raport është ndër pikëpyetjet më të mëdha, përmes një reagimi, me gjasë i lodhur nga pyetjet e vazhdueshme, Noizy ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në lidhje, transmeton Telenews.al.

“Nuk kam qenë asnjeherë në lidhje me atë person e as nuk do jem. Emri im përmendet në këto programe vetëm për një arsye dhe të gjithë e dinë përse. Mbani emrin tim larg gojës tuaj. Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje, e ripërsëris. Më keni lodhur kokën. Gjithçka që përmendet është rrenë dhe mos më bëni t’ua vërtetoj”, shprehet ai përmes videos.

Kujtojmë se Juli e ka potencuar që ka qenë në një njohje e sipër gjatë verës teksa ka pretenduar se bashkë e kanë dizajnuar koleksionin e ri të brand-it të reperit, Illyrian Bloodline. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj