Telenews

NOKIA NDALON PËRFUNDIMISHT BIZNESIN NË RUSI, KAQ SHUMË PUNËTORË MBESIN PA PUNË

NOKIA, një prodhues i pajisjeve të telekomunikacionit, do të tërhiqet nga tregu rus.
Këtë e ka konfirmuar për Reuters shefi i menaxhmentit të Nokia-s, Pekka Lundmark.
Vendimi do të prekë rreth 2,000 punëtorë, tha ai.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sektori i telekomunikacionit u përjashtua nga një pjesë e sanksioneve për arsye humanitare, por Nokia tha se largimi nga Rusia “ishte opsioni i vetëm”.
“Ne thjesht nuk pamë asnjë mundësi për të vazhduar të bëjmë biznes në Rusi në rrethanat aktuale”, citohet të ketë thënë Lundmark.
Ai shtoi se nuk e dinte se sa do të zgjaste tërheqja e Nokia-s nga Rusia.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi