Telenews

NORA GJAKOVA DHE LORIANA KUKA DO TË MUNGOJË NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË XHUDOS

Dy xhudistet Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, do të mungojnë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që pritet të mbahet nga data 29 prill e deri më 01 maj në Sofje të Bullgarisë.
Kjo u konfirmua nga trajneri Toni Kuk i cili tha se xhudistet janë duke u rikuperuar nga lëndimet.
“Te enjten do të hidhet shorti. Ne do të paraqitemi me katë xhudistë në këtë kampionat. Kësaj radhe do të mungojnë Nora Gjakova dhe Loriana Kuka sepse po vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet që i kanë”.
Pra, këtë vit në Kampionatin Evropian për Senior nga Kosova do të marrin pjesë Distria Krasniqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Kosova vitin e kaluar kishte përfunduar në vendin e parë në tabele nga 45 shtete, me 2 medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova dhe 1 të bronztë nga Nora Gjakova.
Xhudistët nga Kosova tashmë kanë krijuar një precedan të arritjes se sukseseve në gara ndërkombëtare, por në këtë kampionat do të mungojnë dy xhudistet Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu