Një prej realityshow-it më të ndjekur në të gjitha trojet shqiptare ka qenë padyshim “Big Brother Vip Albania”, i cili ka qenë po ashtu më i diskutari pothuajse nga të gjithë.
Protagonistët e këtij formati kanë qenë tejmase të komentuar për situatat që ndodhnin brenda në shtëpi, transmeton Telenews.al
Ajo që është komentuar tej mase dhe ka trazuar ujrat brenda asaj shtëpie ka qenë edhe Jori Delli, e cila është përfolur jashtëzakonisht shumë për një pëlqim të mundshëm për Luiz Ejllin.
Modelja nepër intervista i ka mohuar të gjitha pretendimet e fansave të saj të cilët kishin hapur fanpage në emrin e saj dhe Luiz Ejllit.
Së fundmi, ajo ka trazuar sërish ujrat duke thënë se Kristi ka një pëlqim ndaj saj dhe se nuk ndalet duke i dërguar sms në rrjetet e saj sociale.
Pavarsisht se ai mundohet ta kundërshtoj, Jori i ka thënë atij se është e hapur për t’i nxjerr në pah të gjitha mesazhet që i ka shkruar Kristi.
Theksojmë se Kristi është përfolur për një lidhje të mundshme me Dea Mishel, ani pse ajo ka mohuar gjithçka./Telenews.al/

