Telenews

Nuk i morën pagat, punëtorët teknikë bojkotojnë punën në 5 shkolla

Punëtorët teknik të pesë shkollave të kryeqytetit që nga nesër 02 mars 2023, nuk do të kryejnë shërbimet e tyre në këto shkolla në shenjë pakënaqësie pasi Komuna e Prishtinës nuk ua ka paguar me rritje pagat e muajit shkurt. Bojkoti do të vazhdojë në Shkollën e Muzikës, atë të Bujqësisë, në Shkollën Model, të Ekonomisë dh në Gjimnazin Matematikor.

Shkas  është  mos pagesa e pagave për muajin shkurt , pasi që nga Drejtoria e Arsimit na është thënë se kanë probleme të brendshme lidhur me pagën e muajin shkurt , e që ky avaz mund të zgjatë edhe më shumë”, thuhet në reagimin që e pa publikuar nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovë, nënshkruar nga kryetari Jusuf Azemi.

Në rast të infektimit të ndonjë nxënësi dihet kush është fajtori, ne nuk kryejmë shërbime pa na i bërë pagesat tona. Nuk jemi të pasur për të punuar për ata që marrin paga të majme, dhe nuk kryejnë detyrat e tyre ligjore”, shkruhet në reagimin e kësaj sindikate.

Të ngajshme

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Rrezarta Ramaj

Mbyllen dy rrugë në Prishtinë para marshit të sotëm

Rrezarta Ramaj

Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje

Rrezarta Ramaj