Telenews

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, përmes protestës kërkohet që dhuna dhe vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare

Me thirrjet “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka mbajtur protestë gjithëpopullore, duke kërkuar që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Protesta e nxitur nga vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, nisi me thirrjet “liri, barazi, solidaritet”.

Një numër i protestuesve kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Burrat vrasin gratë, shteti heshtë”, “Drejtësi për Liridonën”, “Gjykata armike të grave” e të tjera, duke kërkuar kështu që ky fenomen të trajtohet me urgjencë nga shteti dhe që vrasësit të marrin dënimin e merituar nga institucionet përkatëse

Protestuesit gjatë protestës kanë përmendur emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.

Prezent në protestë janë parë edhe të afërmit e së ndjerës Liridonës, duke mbajtur pankarta në duar “Drejtësi për Liridonën!”.

 

Të ngajshme

Kolona në kufi: 2 orë pritje në Muçibabë

KushtrimGuraj

Policia kap arsenal armësh në veturën me targa serbe – shoqërohen 6 persona

KushtrimGuraj

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë

KushtrimGuraj