Telenews

“Nuk ka vlerë fare shkruarja e aktgjykimit”, çfarë tha sot gjyqtari Smith, mbrojtja dhe ZPS-ja për seancat e mbyllura?

Një debat dy orësh është zhvilluar sot në Gjykatën Speciale. Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka insistuar që seancat të mbahen të hapura për publikun.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, në fjalën e tij para trupit gjykues ka thënë se masat kufizuese ndaj dëshmitarëve të mbrojtur nuk janë parë më herët në asnjë Tribunal, përcjell Demokracia.com.

Kemi masa kufizuese për dëshmitarët e mbrojtur që s’i ka parë asnjë Tribunal tjetër më parë. Unë e kuptoj që në disa raste duhet të kemi masa mbrojtëse, kanë qenë këto në çdo Tribunal, po shkalla e masave mbrojtëse në këtë rast është një pikëpyetje për mua, duke e pasur parasysh çfarë kemi parë të gjithë ne, në tribunalet e tjerë, përfshirë këtu edhe tribunalin e ish-Jugosllavisë“, shtoi avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe.

Ndërsa, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se është duke u zhvilluar një gjykim sekret, ku 50% e dëshmitarëve janë të fshehtë.

Si të shkruani një aktgjykim në fund fare, mbështetur në një proces gjyqësor që është pothuajse i tëri në seancë të mbyllur?”, ka pyetur Emmerson.

Pyetjen thuajse të njëjtë e ka bërë për ZPS-në edhe gjykatësi Metro.

Si e imagjinoni që trupi gjykues të jetë në gjendje të shkruajë një aktgjykim të kuptueshëm, gjithëpërfshirës publik në qoftë se do të ndjekim mënyrën sesi interpretoni ju detyrimet për redaktime, siç u theksua nga zotëri Emmerson”, ka thënë ai.

Nga ZPS kanë thënë se masat mbrojtëse janë urdhëruar në mënyrë individuale, të justifikuara sipas kritereve për personat përkatës.

Po ashtu, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka qenë i ashpër në këtë drejtim.

Edhe sipas përvojës time të mëparshme, në qoftë se publiku nuk ka mundësi që të kuptojë apo që të lexojë apo të jetë e kuptueshme pjesa e arsyetimit të një aktgjykimi, nuk ka vlerë fare shkruarja e aktgjykimit, edhe në qoftë se seancat janë të hapura, domethënë sepse nuk do ta marrë vesh publiku se për çfarë flasim. Ne do të prodhojmë një aktgjykim jo vetëm për të vendosur në qoftë se dikush është fajtor apo jo, por do të rrëfejmë që këtë e kemi parë, këtë e kemi dëgjuar, këtë e kemi shikuar me sytë tanë, pra ta japim në një gjuhë të kuptueshme. Ka vetëm një mënyrë që ta bëjmë një gjë të tillë, që aktgjykimi të shkruhet në një mënyrë të kuptimtë“, ka theksuar kryegjyqtari Charles Smith.

Të ngajshme

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e tarifës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë tarifën zero

Valjeta Turkaj

Një vajzë e vogël goditet nga motoçikleta në sheshin e Pejës

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 14 prill

Erzana Fazliu